FOTO/ Injorimi i Klinton ndaj Ramës, nuk përmbahet rrjeti

Pas gjestit të bërë ditën e sotme nga Ish-presidenti Amerikan, Bill Clinton, i cili pas mbarimit të fjalës së tij në aktivitetin në kuadër të 20 vjetorit të çlirimit të Kosovës, shtrëngoi duart me zyrtarët e Kosovës dhe Shqipërisë që ndodheshin në rreshtin e parë, ndërkohë që diçka të tillë nuk e bëri me kryeministrin Rama, kanë ardhur edhe reagimet e para në rrjetet sociale.

FAX NEWS/ BILL KLINTON INJORON RAMEN

Njeriu i memeve siç njihet ndryshe aktivisti, Genc Sejko ka postuar një foto të Clintonin, një portret ku është fiksuar në një situatë habie dhe i ka vendosur mbishkrimin: Edi Rama!

Ndërkohë menjëherë ka reaguar edhe ish-deputeti demokrat, Edi Paloka i cili ka shpërndarë videon e hedhur fillimisht nga Fax.ëeb.al përkrah të cilës shkruan:  “Lajmi thote “Bill Klinton nuk e njeh Ramën dhe e injoron”.
Në fakt është më i besueshëm fakti që e “injoroi” pikërisht sepse e ka njohur… Stafet e tyre nuk lejojnë gabime të tilla…”.

Duhet theksuar se nuk dihet nëse Clinton e ka bërë këtë qëllimisht, apo ai nuk e ka njohur kryeministrin Rama, i cili kishte vënë edhe syze dielli, njësoj si një yll i muzikës xhaz.

/FaxNews

SHKARKO APP