FOTO/ Janar-korrik 2019: 248 jahte në portin e Durrësit, më shumë anije turistike se vitin e kaluar
Gjatë periudhës janar-korrik të këtij viti në portin e Durrësit janë ankoruar 248 jahte gjithsej.
Numri i jahteve me personel nga vende të ndryshme të botës, që kanë preferuar të vizitojnë Shqipërinë nëpërmjet portit më të madh të vendit është rritur ndjeshëm gjatë dy muajve të fundit, kur APD morri masa që e gjithë kalata 4 të vihej në dispozicion të anijeve turistike.
Në qershor të këtij viti në kalata u ankoruan për periudha nga 1-5 ditë 88 jahte, ndërsa gjatë korrikut edhe 106 jahte të tjerë.
Numri i përgjithshëm i anijeve turistike në periudhën qershor-korrik është 25 jahte më shumë se sa në të njëjtën periudhë të vitit 2018.
Vizitat e jahteve në portin e Durrësit parashikohet të shtohen edhe gjatë periudhës gusht-shtator të këtij viti./k.s/