FOTO/ Jorida Tabaku në Zall-Herr: 5 mijë banorë në “harresë”
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka zbritur në terren për t’u njohur me shqetësimet e banorëve, konkretisht në disa zona përreth Tiranës.
Përmes një statusi në “Facebook”, Tabaku shkruan se në këto vende jetojnë 5 mijë banorë, ndërsa me ironi shkruan se këto zona janë të bekuara nga Perëndia, por sipas saj, qeveria i ka lënë në harresë.
Duke u ndalur tek fenomeni i largimit të të rinjve, Tabaku tregon një bashkëbisedim me një 16-vjeçar, i cili i ka rrëfyer se bashkëmoshatarët e tij janë larguar nga vendi për shkak të kushteve të vështira ekonomike.
“Bashkë me Benin, Besimin dhe Feridin vizitova disa fshatra të zonës Zallherr, Kasallë, Çekrez, Qinam, Kallmet, Orit dhe Rradhesh të lënë në mëshirë të fatit pas Reformës territoriale.Në këto zona ku banojnë rreth 5 mijë qytetarë por nuk ka pasur asnjë investim, nuk kanë ujë (megjithese kane burime ujore për te furnizuar gjithë Tiranen), rrugë dhe investime. Mënyra e vetme e jetesës është emigracioni i të rinjve dhe puna e grave në fasoneri.
Më bëri përshtypje biseda me Has Gjokën, një i ri 16 vjeçar i cili shprehet i shqetësuar për largimin e bashkëmoshatarëve të tij dhe situatën ekonomike të familjes. “Taksa kanë për të vendosur edhe për tokat tona. ujin e nxjerr me lekët e tua e ata të vënë taksën për ujin që e ke nxjerrë me lekët e tua, me djersën tënde. Nuk ka një familje këtu që nuk ka një fëmijë në Angli ose Gjermani. Vëllai im ka tre vjet në Gjermani, kot.” Ekonomia reale shihet tek njerëzit, jo tek pamjet me ngjyra që nxjerr propaganda e qeverisë! Kjo është Shqipëria reale!”, shkruan Tabaku.
KOHA JONË SONDAZH












