FOTO/ Kanabis nga Amerika në Kanada, dënohet “bossi” shqiptar i trafikut të drogës. Emrat

Dënohet me 5 vjet burg i fundit shqiptar, pjesëtari i një rrjeti të trafikut të drogës nga Kanadaja.

Ai është Fabian Mihajn, 38-vjeç, i cili cilësohet si koka e rrjetit të trafikut të drogës së bashku me të dashurën e tij, motrën e saj, një kamionist dhe një tjetër bashkëpunëtor shqiptar.

Mihaj u arrestua në dhjetor të 2016-ës në Kanada, ku qëndroi për 7 muaj në paraburgim. Sa i përket dy motrave shqiptare Jonida dhe Denisa Alicka, ato u liruan nga burgu pasi kryen dënimin me respektivisht 41 dhe 46 muaj. Me paratë  e drogës, motrat jetonin në një mënyrë luksoze, që përfshinte një apartament luksoz, kirurgji plastike e udhëtime të shtrenjta në Miami dhe Los Anxhelos.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shqiptari tjetër, pronari i një kompanie me kamionë që ndihmonte në trafikimin e drogës nga Detroidi në Kleveland, Rinald Turhani është duke vuajtur dënimin prej 9 vitesh burg. Ndërsa shoferi i kamionit, Leka Konini, është  dënuar me 41 muaj heqje lirie.

Swiss Digital Mobile Reklama

Disa vite më parë Mihaj jetonte në Parma të Ohajos ku shoqërohej me njërën nga motrat Alicka, Jonidën, e cila punonte si police rezervë përpara arrestimit në vitin 2016. Ai ishte partner në një kompani transporti me kamionë me shqiptarin Rinald Turhani, që hetuesit dyshojnë se është koka e rrjetit.

Mihaj u arrestua një vit më parë pasi transportonte sasi të mëdha marijuane dhe MDMA mes SHBA-ve dhe Kanadasë për të rimarrë veten ekonomikisht. Sipas mediave të huaja, plani i tij ishte të bënte mjaftueshëm para dhe më pas të zhvendosej në Toronto të Kanadasë me mamanë e fëmijës së tij dhe njerëzit e afërm. /syri.net

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?