FOTO/ Kandidati i PS-së i dërgon sms naftëtarit, reagimi i tij është epik

Edhe pse fushatën elektorale në Fier Partia Socialiste e mbylli dy ditë më parë, kandidatët për deputetë vijojnë të dërgojnë mesazhet e tyre politike në kërkim të votës tashmë nëpërmjet telefonave.

Kështu, kandidati i PS-së në Fier, Gramoz Rucci, i ka dërguar mesazh telefonik një naftëtari, të cilit teksa i kërkon votëbesimin për mandatin e tretë, i thotë se ndryshimi edhe për të do vijojë në të ardhmen.

kaq ka mjaftuar që përgjigja e naftëtarit të jetë origjinale, i cili e përshëndet Ruccin me togfjalëshin epik të ish-ministrit Ilir Beqaj: “Suksese në jetë”!

SHKARKO APP