FOTO/ Kapen me 125 kg drogë në Igumenicë, arrestohen 2 të rinjtë shqiptarë (EMRAT)
GREQI – Rreth 125 kg marijuanë janë kapur sot në orët e para të mëngjesit në kufirin greko-shqiptar.
Burime konfidenciale nga policia e Igumenicës, e cila ende s’ka dalë në një deklaratë zyrtare për shtyp, bën me dije se janë arrestuar dy shqiptarë.
BalkanWeb mëson se ata janë Andrea Aliaj, 24 vjeç, lindur në Vlorë, e Bledar Zotaj, 34, lindur në Greskë.
Sasia e kapur 124 kg 660 gram e ndare ne 77 pako e futur ne canta. Droga eshte kapur ne fshatin Leptokaria, Igumenice. Bledar Zotaj rezulton persona ne kerkim, i arratisur ne 19.03.2013 nga Burgu i Patras, ku vuante denim me 11 vjet burg per trafik droge.
Prej fillimit te vitit e deri sot, ne Igumenice, Korfuz, Lefkadha, Kefalonia, Janine, Athine, Selanik, Arte, Kostur, Grevena, Follorine, Aleksandroupoli, policia greke ka sekuestruar rreth 7.7 ton marijuane qe vinte nga Shqiperia.
KOHA JONË SONDAZH

