FOTO/ Kërcënohen me armë politikanët shqiptarë e kosovarë

Një grup i armatosur ka kërcënuar politikanët shqiptarë dhe ato kosovarë, në lidhje me diskutimet e shkëmbimeve të territorit me Serbinë.

Duke e quajtur veten si Ushtri Kombëtare Shqiptare (AKSH), ajo ka postuar një video në internet duke paralajmëruar shqiptarët dhe politikanët e Kosovës që të mos luajnë me interesat kombëtare.

Sipas një fotoje të postuar në “Twitter”,  gazetari holandez, Vincent Trieste, i cili punon në Tiranë, tregon  gjashtë burra të armatosur që mbajnë uniforma të zeza dhe kapuça, por edhe me emblemën e organizatës. Ata qëndrojnë në këmbë duke mbajtur flamurin kombëtar shqiptar, ndërsa kanë lëshuar edhe një ultimatum, raporton IBNA.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjithashtu, ata kanë kërkuar të dëbohet urgjentisht kreu i Kishës Ortosokse shqiptare, Anastasios.

“Ne iu bëjmë thirrje politikanëve të ndalojnë shitjen apo tregtimin e tokës për interesat e tyre personale. Ne duhet menjëherë të dëbojmë kryetarin e Kishës Ortodokse Shqiptare, Kryepeshkopi Anastasios dhe menjëherë duhet të ndalojmë bisedimet mbi shkëmbimin e territoreve të Mitrovicës së Veriut dhe Luginës së Preshevës”-thuhet në postin e tyre.

Personi që lexon “ultimatumin” duket se flet me një theks si nga  Shqipërisë së Jugut, duke shuar kështu zërat për një grup, i cili mund të funksionojë në Kosovës.

Kjo video është fshirë nga rrjetet sociale, ndërsa jehona e kërcënimit  ka zgjuar edhe interesat e mediave ballkanike.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?