FOTO/ Kishte fshehur kokainë e fishekë në banesë, arrestohet shkodrani në Itali (Emri)

auto_BASI-ALVARO-322x4001519333881

ITALI- Një shqiptar është arrestuar nga policia italiane në Leçe, pasi gjatë kontrollit në banesë i janë gjetur kokainë dhe fishekë. Në pranga ka përfunduar Alvaro Basi 25 vjeç nga Shkodra.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, policia italiane ka gjetur dhe ka sekuestruar 19.5 gram kokainë, materiale për të paketuar doza dhe 415 euro cash të cilat dyshohet se janë përfituar nga shitja e drogës.

Gjithashtu gjatë kontrollit në banesë janë gjetur edhe 48 fishekë gjuetie të kalibrit 12.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas mediave italiane shqiptari nuk ishte i panjohur për policinë, pasi në moshën 19-vjecare ishte arrestuar dhe dënuar për një tentativë grabitjeje ndaj një menaxheri.

Swiss Digital Mobile Reklama

/BalkanWeb

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?