FOTO/ Kryebashkiaku Ermal Dredha pret Ardita Sinanin: Mbështetje për shqiptarët në Preshevë

Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha priti këtë të shtunë në zyrën e tij kryetaren e re të Komunës së Preshevës, Ardita Sinani.

Gjatë takimit, Dredha e uroi përzemërsisht për detyrën e re dhe i shprehu mbështetjen e tij të plotë në angazhimin për të mirën e shqiptarëve në Luginën e Preshevës. Diskutimi u fokusua në forcimin e bashkëpunimit mes Vlorës dhe Preshevës, duke synuar avancimin e interesave të përbashkëta të komunitetit.

”Pata kënaqësinë të pres në zyrën time Kryetaren e re të Komunës së Preshevës, Ardita Sinani. E urova përzemërsisht për detyrën e saj dhe i shpreha mbështetjen time të plotë në angazhimin për të mirën e shqiptarëve në Luginën e Preshevës. Diskutuam mbi forcimin e bashkëpunimit mes Vlorës dhe Preshevës, për të çuar përpara interesat e përbashkëta të komunitetit tonë”, shkruan Dredha në rrjetet sociale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?