FOTO/ Kryeparlamentarja Spiropali takim me gratë deputete dhe grupeve parlamentare në Kosovë

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali gjatë vizitës së saj zyrtare në Prishtinë, u takua sot me përfaqësuese të grave deputete dhe grupeve parlamentare në Kuvendin e Kosovës. Gjatë takimit Spiropali diskutoi me deputetet e Kosovës mbi sfidat e përbashkëta të vendeve tona, si dhe mbi fuqizimin ekonomik, politik e shoqëror të grave, si faktor i zhvillimit, demokratizimit dhe progresit të shoqërive tona. Kryeparlamentarja Spiropali zhvilloi sot një vizitë zyrtare në Kosovë, ku u takua me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca dhe me kryeministrin Albin Kurti.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?