FOTO/ Kush është personi i arrestuar sot për vrasjen e Hekuran Billës
Policia njoftoi sot se ka ndaluar një person i cili dyshohet se ka bashkëpunuar në vrasjen e Hekuran Billës në 11 qershor në Komunën e Parisit në Tiranë.
I arrestuari është i identifikuar si Sebastian Mali. Bëhet me dije se Mali është nipi i Prel Markut, i cili u vra nga Billa në Angli. Ka dyshime se bashkëpunëtori në vrasje e ka ndjekur viktimën dhe ka lajmëruar atentatorët për lëvizjen.
Në cilësinë e provës materiale janë sekustruar 3 automjete dhe një sërë provash të tjera materiale, me të cilat dokumentohet implikimin e të riut në këtë ngjarje. Billa u qëllua në zonën e Komunës së Parisit” teksa ishte duke udhëtuar me makinën e tij.
Sipas të dhënave, në 14 tetor 2006 Billa në atë kohë 28 vjeç ka ekzekutar në Angli Prel Markun 22 vjeç në një klub në Park Royal dhe kishte plagosur dy persona të tjerë.
Pas ngjarjes, në rrethana të paqarta ai shfaqet në Shqipëri ku arrestohet në vitin 2007. Në vitin 2014 atij iu njoh dënimi me burgim të përjetshëm, por në vitin 2016 gjykata e Apelit ka vendosur të ndryshojë vendimin e gjykatës së Tiranës dhe dënimin e tij përfundimisht me 25 vite burgim.
Në vitin 2019 Hekuran Billa ka dalë nga burgu me lirim me kusht, 5 vite para se të përfundonte dënimin e tij.