FOTO/ Kush është shqiptari 22-vjeç që u vra nga pastori italian, detajet
Zbulohet emri i shqiptarit 22-vjecar, ekzekutuar dje nga nje italian 45 vjecar. Mediat italiane raportojne se viktima eshte identifikuar si shtetasi Andrea Ndoja, nderkohe qe ne pranga eshte vene Giulio Sale, 45 vjec, pastor me origjine sarde.

Krimi ndodhi mengjesin e dates 10 maj, ne Sinalunga në afërsi të Sienës. Nga hetimet e para, sipas mediave italiane, prifti dhe shqiptari kane pasur diskutimeve dhe telefonata, edhe me tone te larta gjate gjithe dites, por qe duket se nuk zgjidhen gje, pasi gjithcka u mbyll me krimin e rende ku mbeti viktime shqiptari.

Plumbat i shkaktuan plagë të rënda 22-vjeçarit, i cili ndërroi jetë vetëm pak minuta pasi u qëllua. Pas krimit, italiani u arratis drejt nje zone pyjore, por u rrezua dhe pesoi demtim te kenbes, e me pas u arrestua nga policia.
Viktima po shihte ndeshjen Juventus-Milan
Një shtetas shqiptar është qëlluar për vdekje me armë zjarri mbrëmjen e te merkures në Itali. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00, teksa transmetohej ndeshja finale e kupës së Italisë, midis Juventusit dhe Milanit.

Sipas informacioneve që japin mediat vendase, bëhet fjalë për një 22-vjeçar i cili ka gjetur menjëherë vdekjen.
Ne kete kohe, ka qene nje italian ka ka hyre ne banesën e një familje shqiptare dhe qelloi një herë drejt 22-vjeçarit, duke e goditur në qafë. Kjo goditje ka rezultuar fatale per te riun shqiptar.
Autori është identifikuar nga policia italiane, ai eshte nje 45-vjeçar me origjinë nga Sardenja dhe me banim në Arezzo.
Ai u përpoq të arratisej pas krimit duke u larguar në këmbë, por një kilometër larg baneses ku kishte kryer krimin ra në një gropë dhe theu këmbën. Karabinierët e arrestuan.



/panorama
KOHA JONË SONDAZH

