FOTO LAJM/ 2019 vjen me borë

Veriu, disa zona të rajonit qëndror të vendit dhe jugu, janë zbardhur nga bora.

Reshje bore ka pasur në qarqet Kukës, Dibër, Shkodër e Tropojë, rrethinat kodrinore të Tiranës, dhe në Korçë e Gjirokastër.

Autoriteti Rrugor Shiqptar njoftoi se ka plot akse në vend ku është i nevojshëm kalimi me zinxhirë.

Qarku i Korçës, Boboshticë-Dardhë, Korçë-Voskopojë, Korçë-Ersekë, Liqenas-Doganë Goricë; Qarku i Kukësit, Lusen-Domej dhe jo vetëm.
Në akset e Dibrës, Kuben-Vasie, vazhdon puna për pastrimin dhe kriposjen e rrugës. Në aksin Ura e Cerenecit-Stebleve, bora arrin trashësinë 15 cm. Po punohet me fadroma për pastrimin dhe kriposjen. Aksi rrugor Kukës-Peshkopi kalohet me vështirësi për shkak të reshjeve .Në fshatrat Ostren dhe Zalldardh raportohet se ka probleme të theksuara në qarkullim të mjeteve.

Nga dita e nesërme pritet që të shtohen reshjet dhe ngricat në zonat malore të vendit, edhe në pjesën juglindore.

SHKARKO APP