FOTO-Lajm/ Shpërthen transformatori brenda Universitetit Bujqësor
Shpërthen transformatori brenda Universitetit Bujqësor. Lajmi bëhet me dije nga kreu i këshilltarëve të PD-së në Bashkinë e Tiranë, Kreshnik Çollaku, i cili publikon dhe foto nga ngjarja.
“Shpërthen transformatori brenda Universitetit Bujqësor. Jashtë çdo kriteri teknik transformatori është futur brenda godinës së universitetit për shkak të mungesës së energjisë elektrike”- shprehet Çollaku i cili e shoqëron komentin e tij me hashtagun “Mesjetë”.

KOHA JONË SONDAZH

