Foto-lajmi/ Demokratët votojnë për kryetar të PD-së, Sali Berishën

Ditën e sotme, janë zhvilluar zgjedhjet për Kreun e PD-së, për katër vitet e ardhshme. Kandidatë në garë kanë qenë Fatbardh Kadilli, Edit Harxhi, Agron Shehaj dhe Lulzim Basha.

Teksa procesi i votimit është mbyllur ka nisur ai i numërimit.

Ndërkohë në një fletë votimi të siguruar nga Ora News, shihet se një anëtar nuk ka votuar për asnjë nga kandidatët, por poshtë emrave ka shtuar dhe emrin e Sali Berishës, duke lënë të nënkuptohet që do në krye të PD-së, ish-kryeministrin, dhe vota e tij shkon vetëm për të.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas 11 orësh, procesi i votimit për zgjedhjet për kryetarin e Partisë Demokratike, është mbyllur në orën 19;00

Swiss Digital Mobile Reklama

75 mijë anëtarë demokratë ishin thirrur për të votuar në 76 qendra votimi, por deri më tani nuk dihet se sa ka qenë pjesëmarrja.

PD shkoi në zgjedhje për kreun e ri pas humbjes në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, ku PS e kryesuar nga Edi Rama siguroi mandatin e tretë qeverisës me 74 mandate.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?