FOTO-Lajmi/ Makina del nga rruga dhe futet në stacionin e urbanit në Tiranë

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën Dritan Hoxha në Tiranë. Një automjet ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga, dhe ka përfunduar në stacionin e urbanit.

Deri më tani nga kjo përplasje raportohen vetëm dëme materiale. Nga fotot e siguruara nga gazetarja e ABC Glidona Daci duken copat e xhamit që janë përhapur në të gjithë trotuarin.

Nuk dihen ende shkaqet që kanë bërë që ky automjet të humbasë kontrollin duke rrezikuar edhe jetën e qytetarëve që presin autobusin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pamjet nga Abc News

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?