FOTO-Lajmi/ Socialistët votojnë për Asamblenë e re, numërimi i votave nën mbikëqyrjen e rreptë të Sandër Lleshajt

Për 3 orë me radhë socialistët do të përfshiheshin sot në një debat mes tyre pa praninë e mediave, për gjendjen e strukturave të PS-së, ndryshimet në statut si dhe prezantimi i agjendës politike të PS-së deri në qershor të 2021, ku vendi do të shkojë në zgjedhje parlamentare. Pastaj rreth orës 15:00, rreth 1500 delegatë votuan për 134 emrat e rinj të Asamblesë së PS-së.

Ajo që bie në sy është fakti se procesi i hapjes së kutive të votimit dhe numëritmit të votave po zhvillohet në mbikëqyrjen e ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj.

Për shumë shikoni pamjet që vijnë nga agjencia fotografike e lajmeve, LSA:

SHKARKO APP