FOTO/ Lodra për të vegjlit dhe ambiente çlodhëse, drejt përfundimit këndi rekreativ në Sauk

Një tjetër kënd rekreativ do t’i shtohet së shpejti kryeqytetit. Punonjësit e Bashkisë së Tiranës po i japin dorën e fundit ambientit më të ri çlodhës dhe argëtues në zonën e Saukut, që do të gëzojë fëmijët e të moshuarit me më shumë aktivitete dhe mundësi për të kaluar kohën e lirë.
Gjatë ditëve të fundit, është punuar për rehabilitimin e zonës, shtrimin e trotuareve, vendosjen e stolave, sinjalistikës, ndriçimin dhe gjelbërimin. Sakaq, po vendosen edhe lodrat për t’iu mundësuar sa më shumë hapësira argëtimi të vegjëlve të Saukut.
Po kaq cilësor dhe i rëndësishëm për banorët e zonës, është investimi për këndin e ri rekreativ, i cili jo vetëm krijon një hapësirë të re çlodhëse për ta, por edhe i jep një pamje të veçantë zonës përreth.
Sakaq, Bashkia e Tiranës po vijon punën edhe në zona të tjera në kryeqytet për t’u mundësuar qytetarëve hapësira sa më komode, çlodhëse dhe me standarde.

 

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?