FOTO/ Makina del nga rruga dhe përmbyset tek ‘Kthesa e Pishkashit’, plagoset shoferi dhe pasagjeri

Një tjetër aksident është regjistruar sot në një nga rrugët e vendit. Mësohet se një automjet ka dalë nga rruga në aksin Librazhd-Përrenjas dhe është përmbysur, ku për pasojë dy persona janë plagosur.

Ngjarja në fjalë ndodhi në vendin e quajtur “Kthesat e Pishkashit”. Të plagosurit, shoferi dhe pasagjeri, identiteti i të cilëve nuk dihet, janë transportuar në spital, ndërsa ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Nga të dhënat paraprake dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e mjetit (me targa AA158UN), duke bërë që shoferi të humbasë kontrollin e tij. Aktualisht policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton në lidhje me zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?