FOTO/ Makina “merr përpara” 30 dele në aksin Gjirokastër – Kakavijë
Aktualitet E Premte, 10 Shtator 2021 18:57
Një aksident i rrallë ka ndodhur ne aksin Gjirokastër – Kakavijë pranë fshatit Vanister ku një mjet tip “Nissan” ka përplasur rreth 30 krerë të imëta që po kalonin rrugën nacionale.
Efektivët e policisë shkuan në vendngjarje dhe shoqëruan në komisariat drejtuesin e automjetit.
Burime në vendin e ngjarjes thanë se shkak është bërë shpejtësia e madhe dhe mungesa e ndriçimit në këtë aks të rrugës.
KOHA JONË SONDAZH

