FOTO/ Marsida Qatja sfidon policinë, “arratiset” për në Gjermani

Megjithëse Gjykatat e Kavajës ka vendosur masën “Detyrim Paraqitje” për Marsida Qatjan, vajzën nga Kavaja që u cilësua si molla sherrit, në vrasjen e Dritan Hoxhollit, nga efektivi Bledar Toçi në banesën e saj, 31-vjeçarja ka vendosur që ti sfidojë.

Në një postim në rrjetet sociale, Marsida Qatja ka lajmëruar se po udhëton drejt Gjermanisë duke bërë check in në Rinas.

“Mirupafshim”- shkruan Marsida, nënë e 3 fëmijëve, ku ka publikuar një foto me njërin nga fëmijët e saj.

Në një komunikim për Faxweb.al, Marsida ka konfimuar largimin nga Shqipëria, duke thënë se do të qendrojë në Gjermani për 4 ditë.

Marsida po ashtu ka konfirmuar se e ka marrë pasaportën, megjithëse policia e kishte sekusetruar që të mos largohej nga vendi.

Gjykata e Kavajës ka vendosur detyrim paraqitje për Marsida Qatjan, kërkesë e prokurorisë së këtij rrethi gjyqësor e cila më herët kërkoi këtë masë sigurie për gruan, pasi është nënë e 3 fëmijëve. Ajo akuzohet për përshtatje të ambienteve për përdorim droge.

Gjithashtu në Prokurori Qatjas i është kërkuar të mos flasë më në media për ngjarjen pasi është person që ka dijeni dhe mund të rrezikojë hetimet.

Marsida Qatja pak kohë më parë u përfshi në një shkëmbim zjarri me një person të vdekur Dritan Haxholli dhe një të plagosur, efektiv policie Bledar Toçi, brenda banesës së saj ku kishte dhe fëmijën e mitur.

Pas deklaratave të shumta në media ajo zbuloi se kishte konsumuar dhe kokainë e alkol bashkë me Bledar Toçin, dhe persona të tretë natën e ngjarjes.

Për këtë arsye pas rimarrjes së deklaratave të saj në polici prokuroria ka kërkuar detyrim paraqitje për Qatjan. Gjithashtu kësaj të fundit prokuroria i ka marrë dhe pasaportën, gjithashtu pas një postimi të kësaj të fundit ku rrëfente se një person i lutej të merrte pasaportën dhe të shkonte tek ai.

/Faxweb.al

SHKARKO APP