FOTO/ “Më zhvati 60 milionë lekë”, ky është durrsaku që denoncoi të dashurën për mashtrim (Detajet e reja)

Personi që shihni në foto është 30-vjeçari Barush Ahmeti, i cili denoncoi dje historinë e padëgjuar më parë, ku e dashura e tij virtuale i kishte marrë përmes mashtrimit për tri vite me radhë 60 milionë lekë.

Ngjarja e denjë për një skenar që vjen nga Durrësi, ku i riu nga fshati Kullë akuzoi për mashtrim 27-vjeçaren Enertila Beqja nga fshati Manëz, pak km larg njëri-tjetrit. Për tre vjet ata kanë qenë të dashur virtual. Gazetarja e ‘News24’ dhe ‘BalkanWeb’ Klodjana Haxhiaj kontaktoi me të riun Barush Ahmetaj, drejtor i postes së Manzës, por ky i fundit tha se “nuk dua që të jepte asnjë shpjegim. I kam thënë të gjitha në polici, dhe nuk flas për asgjë sepse është jeta ime private”.

DENONCIMI
30-vjeçari në 22 shtator e ka denoncuar në polici të dashurën e presupozuar prej tij, pasi për tri vjet me radhë vajza i ka marrë nëpërmjet mashtrimit 60 milionë lekë. Djali ka kallëzuar në polici se u njoh në 2015 në rrjetin social ‘Facebook’ dhe vajza bionde jetonte në Itali si emigrante. Pas denoncimit të bërë nga 30-vjeçari, ekspertët e Antikrimit Ekonomik dhe Prokuroria ia behën në Manëz. 30-vjeçari i drejtoi inspektorët e policisë në banesën e Myrteza Beqajt, shtëpisë së tezes së presupozuar të së dashurës së tij imagjinare. Ai u tregoi se të gjitha orenditë i kishte blerë ai madje edhe drutë e zjarrit për ngrohjen e tyre në dimër. Krahas punës në terren një grup tjetër bënë verifikimin e telefonit të 30-vjeçarit dhe të një pjese të mesazheve që kishin shkëmbyer dy të dashuruarit. Ekspertët kolauduan se vajza, e cila i thoshte Ahmetajt se jetonte herë në Itali e herë në Durrës, ishte bashkëfshatare e tij në Manëz.
barush-ahmeti
Gazetarja e ‘News24’ Klodjana Haxhiaj ishte në banesën e 27-vjeçares Enertila Beqja, ndërsa ajo qëndronte e mbyllur, pasi dy prindërit e saj ishin larguar prej aty. Komshinjtë bënë me dije se çifti Beqja kishte vetëm një vajzë Enertilën, e cila pasi kishte mbaruar gjimnazin qëndronte e papunë në shtëpi. Vajza hiqej se ishte fejuar, por të fejuarin nuk ia kishte parë asnjë njeri. Mësohet se familja Beqaj nuk komunikonte pothuajse me të gjithë lagjen. Ata nuk flisnin me komshinjtë, ndërsa këta të fundit thanë se ishin trembur mjaft kur kishin parë policinë në derë. Për një periudhë rreth tre-vjeçare djali I kishte dërguar shuma nga 1 milion, deri në 5 mijë euro me një kompani të dërgimit të parave vajzës. Fill pas nisjes së çështjes penale, të gjitha sendet dhe orenditë shtëpiake, e gjithçka tjetër është sekuestruar, në cilësinë e provave materiale nga prokurori i çështjes. Orenditë e blera nga 30-vjecari janë dërguar në magazinat e shtetit, ndërsa në mbyllje të procesit gjyqësor do ti kalojnë në pronësi Ahmetajt, pohuan burimet nga prokuroria. Pas denoncimi, 27-vjeçarja Enertila Beqja u arrestua, ndërsa ndaj saj rëndon vepra penale “Mashtrimi”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shtepia e vajzes

Swiss Digital Mobile Reklama

Shtepia e vajzes

Shtepia e vajzes

Shtepia e vajzes

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?