FOTO/ Mjekja shqiptare vdiq në aksident, ja si u bë makina e saj

Mjekja shqiptare, Eneida Doko, 34 vjeç, ndërroi jetë në Gjermani pas një aksidenti rrugor. Lajmin e bën të ditur gazeta gjermane BILD.

Ajo po udhëtonte të enjten me Merdecesin e saj të ri GLA.

Për shkak se po nxitonte, ajo humbet kontrollin e mjetit, godet një ishull trafiku dhe përplaset me një shtyllë betoni me forcë. Sipas dëshmitarëve, makina e saj fluturoi në ajër dhe ra në një kanal.

Ekipet e emergjencës tentuan ta sjellin në jetën dhe ia dolën për disa minuta. Por në spital ajo ndërroi jetë.

Partneri i saj gjerman tha se ajo ishte një yll që shkëlqente dhe shpërndante lumturi kudo.

“Donim të martoheshim, të kishim fëmijë,” tha ai.

Eni u largua nga Shqipëria në vitin 2016. Ajo ishte specializuar në psikiatri.

Partneri i saj tha se ajo fliste shumë mirë pesë gjuhë dhe kishte mësuar gjermanishten perfekt për një vit.

Po hetohet për shkaqet e aksidentit, nëse ishte fajtor rruga e ngrirë apo shpejtësia e lartë. Ose të dyja.

SHKARKO APP