FOTO/ Moti i keq lë pasoja në shtyllat dhe telat e energjisë elektrike, OSSH: Situata tani e normalizuar, ja zonat që u prekën
Moti i keq në orët e para të mëngjesit të sotëm shkaktoi dëme në linjat e tensionit të mesëm dhe të ulët në shtylla dhe shkëputje të përcjellësave.
OSSH bën me dije se më të prekura ishin zonat e Lezhës, Krujës, Fierit dhe Gjirokastrës.
Sipas njoftimit zyrtar, u angazhuan 1800 punonjës teksa tashmë situata është normalizuar, dhe raportohet që deri në 16:00 është përmirësuar furnizimi me energji në masën 90%.
NJOFTIMI NGA OSSH
Fotot/Pasojat e motit të keq, normalizohet situata e furnizimit nga OSSH
Operatori i Sistemit të Shpërndarjes (OSSH), pjesë e OSHEE Group Sh.A po ndjek me vëmendje situatën e krijuar në rrjetin elektrik nga moti i keq. Si pasojë e reshjeve të dendura, shoqëruar me stuhi dhe shkarkesa atmosferike gjatë orëve të para të ditë sotme, u shkaktuan dëme në linja tension i mesëm dhe të ulët, shtylla, shkëputje të përcjellësave, etj (dëmet në foto).
Avaria preku disa zona, me pasoja kryesisht në Lezhë, Burrel, Krujë, Fier dhe Gjirokastër. Për menaxhimin e emergjencës, OSSH angazhoi në terren 1800 punonjës, duke sjellë normalizim të situatës, sipas të të cilës, nga raportimi i orës 16:00, kemi përmirësim të furnizimit me energji elektrike në masën 90%.