FOTO/ Moti i keq rrëzon një pemë gjigande, bllokohet qarkullimi në zonën e ish-Bllokut

Moti i keq ka goditur vendin tonë, ku shirat e stuhitë kanë sjellë përmbytje, veçanërisht në Vlorë shirat kanë krijuar kaos për disa orë. Kurse në Tiranë, një pemë e madhe dhe e lashtë është rrëzuar në rrugën ”Sami Frashëri” në zonën e ish-Bllokut pranë redaksisë së ”Koha Jonë”, ku ka bllokuar qarkullimin e mjeteve. Siç shihet në fotot e siguruara nga gazeta ”Koha Jonë”, pema është gjigande dhe për fat të mirë nuk ka të lënduar, vetëm një makinë është dëmtuar. Në pak sekonda para se të rrëzohej po kalonin një grup femijësh në trotuar.

 

SHKARKO APP