FOTO/ Muzhaqi me Aleancën Kombëtare të Bashkive: Mbështetje vajzave për angazhim në vendimmarrje

Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi zhvilloi një takim me përfaqësuesit e Aleancës Kombëtare të Bashkive, ku diskutoi për mbështetjen e vajzave dhe angazhimin e tyre në vendimmarrje.

Muzhaqi tha se vajzat ishin fokusi i bisedës me Aleancën Kombëtare të Bashkive, fuqizimi i tyre, ofrimi i një mbështetje të shtuar për shkollimin, punësimin dhe angazhimin e tyre në vendimmarrje. Sipas saj, nismat e prezantuara nga zonjat pjesë e këshillave bashkiakë ishin frymëzuese.

”Vajzat ishin fokusi i bisedës me Aleancën Kombëtare të Bashkive, fuqizimi i tyre, ofrimi i një mbështetje të shtuar për shkollimin, punësimin dhe angazhimin e tyre në vendimmarrje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nismat e prezantuara nga zonjat pjesë e këshillave bashkiakë ishin frymëzuese, dhe shpresoj që do të shërbejnë në vijim për të fuqizuar edhe më tej vajzat dhe gratë. Faleminderit Silda, Azizi, Rigerta, Klementina dhe Marina, për kontributin tuaj në këtë kauzë të rëndsishme për vendin”,-shkruan Muzhaqi në një postim në Facebook.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?