FOTO/ Në rrjetet sociale sanitarja po mbështetet masivisht: Bëri atë që SPAK nuk po bën
Ky rast nuk ka lidhje me një Robin Hood modern dhe as me një “bamirësi” alla Pablo Escobar, ku i varfëri vjedh të pasurin dhe i shpërndan paratë tek të tjerë të varfër. Një sanitare së bashku me të birin, vodhën qytetaren Alda Klosi në banesën e saj në Tiranë.
Ngjarja ka ndodhur në “Rrugën e Kosovarëve”, dhe sanitarja Rozeta Dobi dhe i biri 20-vjeçar kanë vjedhur 120 mijë eurove. Nga përgjimet në dhomën e parabargimit, u kuptua se ishin fshehur më shumë se 400 mijë euro, si dhe sende me vlerën 8,500 euro, të fshehura në tubin e aspiratorit.
Alda Klosi ka deklaruar se shifra që ajo zotëronte ishte 120 mijë euro dhe në total, me sendet dhe bizhuteritë e vjedhura, dëmi që sanitarja dhe i biri kishin shkaktuar, kapnin vlerën e 500 mijë eurove. Komentet në rrjete sociale janë me sanitaren. Disa thonë se Rozeta Dobi bëri atë që SPAK nuk bën.
”Kjo zonjë mos të dënohet asnjë ditë, ajo ka bërë një punë që nuk e bëri dot SPAK-u, se kjo vjedhje është dhënë më herët nga mediat dhë nuk është bërë asgjë të dënohet zonja që ka pasur këtë pasuri”,-shkruhet nga dikush.