Foto nga grabitja në Rinas

Ky (foto) është avioni i linjës Tiranë-Vjenë që u grabit sot në mesditë në pistën e aeroporit të Rinasit. Avioni ishte me motorët ndezur gati për nisje, përpos se kishin hipur pasagjerët ishin ngarkuar dhe thasët me para që do të transportoheshin drejt Vjenës.

Në këtë moment kanë sulmuar grabitësit të cilët arritën të hynin deri në pistë nga dera e pasme (porta emergjente) e Rinasit. Grabitësit kanë marrë paratë nga avioni dhe i kanë ngarkuar në furgon. Ata kanë arritur të dalin sërish duke përshkruar pistën për tu larguar drejt Fushë-Krujës.

Policia është vënë në ndjekje dhe ka vrarë njërin prej grabitësve. Ndërsa tre të tjerë kanë arritur të largohen me shumën e madhe të parave.

Paraprakisht thuhet se paratë i përkasin 4 bankave të nivelit të dytë në Tiranë dhe janë transportuar deri në Rinas me 4 autoblinda të policisë private “Nazeri”.

Nuk dihet ende shuma e saktë, por dyshohet se në grabitjen spektakolare janë marrë mbi 2 milionë euro.

Ngjarja e rëndë ka cënuar rëndë sigurinë kombëtare. Aeroporti i Rinasit është sulmuar nga njerëz të armatosur pikërisht në ditën kur në Tiranë ndodhej zyrtari amerikan Palmer.

SHKARKO APP