FOTO/ “Nga Shqipëria në Paris për të shitur drogë”. Kush janë njerëzit nga Tirana që kontrollojnë rrjetet në Francë

Në Shqipëri të gjithë janë gati të vijnë në Francë për të shitur drogë’

Ky është titulli i portalit francez “Le Progres”, për trafikantët e drogës mes Shqipërisë e Francës. Ky titull në realitet është marrë nga biseda telefonike mes dy trafikantëve në Saint Etiene të Francës. Kjo bisedë është regjistruar nga policia franceze në rrjetën e së cilës ka rënë “koka e trafikut” në Saint Etiene, një djalë 16 vjeç i quajtur Eraldo Dine.

Ky trafikant është kapur të enjten dhe për çudinë e policisë franceze ka qenë i gatshëm të deklaronte gjithçka pa ju trembur syri, ndryshe nga çfarë ndodh shpesh me të tillë persona që aplikojnë para drejtësisë kodin e heshtjes.

Swiss Digital Desktop Reklama

Përmes kësaj dosjeje, policia franceze ka mundur të kuptojë se “disa individë nga Shqipëria komandojnë trafikun e drogës në Francë…”

Swiss Digital Mobile Reklama

Eraldo Dine, pasi ka punuar disa kohë për person tjetër që i jepte urdhra nga një vend i Ballkanit, ka blerë për 7500 euro “postin” e ri që i jepte mundësi të kishte në varësi disa klientë në Sant Etiene, të cilët shpërndajnë/shesin drogën te përdoruesit.

Erladi jetonte e punonte në Saint Etiene, ku kishte strehuar gjithashtu edhe të gjithë shitësit e drogës që kishte në vartësi. Eraldi merrte kërkesat përmes telefonatave që i vinin nga përdoruesit dhe menjëherë shitësi i dërgonte me sasinë e kërkuar të drogës.

Për të mos rënë në sy, edhe Erladi edhe shitësit e drogës i ndërronin shumë shpesh numrat e telefonit. Sidoqoftë 7 prej tyre ishin ndjekur nga policia e Sant Etienit gjatë 5 muajve të fundit.

Njëri nga shitësit e drogës që u kap në Saint Etiene, i kishte pohuar policisë se “ai ishte rekrutuar në Itali pasi ishte nisur nga Tirana për të shitur drogë në Francë me një pagesë prej 1500-200 euro në muaj…”.

Erladi, duke u cilësuar si “koka e trafikut” është dënuar me 7 vjet burg sepse ka rezultuar se ka shitur heroinë gjatë 5 muajve kundrejt një page prej 45 mijë euro në muaj. Eraldi ishte një nga nyjet e rrjetit të shpërndarjes së heroinë në Saint Etiene që telekomandohet që nga Tirana.

Marrë nga Leprogres.fr-Përgatiti: SYRI.net

Image

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?