Foto nga vendngjarja/Aksident në Korçë, trajleri përplas makinën, humb jetën shoferi

Një tjetër aksident rrugor është shënuar në aksin rrugor Korçë-Pogradec në afërsi të fshatit Petrushë. Nga të dhënat e para thuhet se një trajler i tonazhit të rëndë ka goditur një makinë me targa greke, ndërsa shoferi i kësaj të fundit ka ndërruar jetë.

Policia dhe grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes.

Gazetarja e “BalkanWeb”, Lorena Kodra, ka siguruar pamjet e para nga vendngjarja.

SHKARKO APP