Foto-ngjarja/ Fëmijët luten për bashkëmoshatarët e tyre që humbën jetën dhe u dëmtuan nga tërmeti: Jemi me Ju!
Një gjest i mrekullueshëm solidarizimi në këto ditë të vështira për Shqipërinë dhe sidomos zonat që u dëmtuan më shumë nga tërmeti vdekjeprurës i së martës vjen nga fëmijët, të cilët luten për shpirtrat e bashkëmoshatarëve që humbën jetën nën rrënoja dhe të atyre që prej dy ditësh ndodhen në qiell të hapur.
Në foto janë fëmijët e Unazës së Re të cilët nën dritat e qirinjve që rrethojë flamurin e Shqipërisë kanë dhe një mesazh të shkurtër: “Jemi me ju!”