FOTO/ Një tjetër i zhdukur në Durrës, policia: Na ndihmoni

Një tjetër i zhdukur në Durrës. Ditën e djeshme një person me probleme të shëndetit mendor u denoncua i zhdukur dhe policia kërkoi ndihmën e qytetarëve për ta gjetur dhe brenda disa orësh ai u gjet. Por sot një tjetër rast i ngjashëm, një 39-vjeçar i humbur prej dy ditësh.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës ka kërkuar ndihmën dhe bashkëpunimin e qytetarëve në gjetjen e shtetasit Çlirim Leskaj 39 vjeç, banues në këtë qytet, i cili është larguar nga banesa më datë 01.10.2018 dhe nuk është kthyer më.

I Zhdukuri Durres

Sipas të dhënave, ai është rreth 1. 70 cm i gjatë, ka flokë të zeza dhe ka të veshur një bluzë ngjyrë të zezë me viza ngjyrë të kuqe, pantallona sportive ngjyrë të zezë dhe xhaketë sportive ngjyrë blu.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga deklarimet e familjarëve është evidentuar se shtetasi i mësipërm vuan nga shëndeti mendor dhe nuk flet. Në rast identifikimi të tij, policia lut të telefononi në numrin 0694110217. /BW

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?