FOTO/ ODIHR i beson Ditmir Bushatit monitorimin e zgjedhjeve në Azerbajxhan

Ish-ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati do të drejtojë misionin e ODIHR për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Azerbajxhan. Misioni do të vlerësojë zhvillimin e zgjedhjeve në përputhje me angazhimet e OSBE-së dhe detyrimet dhe standardet e tjera ndërkombëtare për zgjedhje demokratike, si dhe me legjislacionin kombëtar.

Në nisje të këtij misioni për zgjedhjet që do të zhvillohen në 1 Shtator, Bushati u prit në një takim nga Ministri i Jashtëm i Azerbajxhanit Jeyhun Bayramov me të cilin diskutuan mbi rëndësinë e këtij procesi zgjedhor për vendin.

Vëzhguesit do të monitorojnë nga afër të gjitha aspektet kyçe të zgjedhjeve, si zhvillimin e fushatës, duke përfshirë rrjetet sociale, punën e administratës zgjedhore në të gjitha nivelet, legjislacionin lidhur me zgjedhjet dhe zbatimin e tij, respektimin e lirive themelore, mbulimin mediatik dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjeve zgjedhore. Vëzhguesit do të vlerësojnë gjithashtu zbatimin e rekomandimeve të mëparshme zgjedhore të ODIHR-it.

SHKARKO APP