FOTO/ Operacion në Elbasan, përplasje mes Policisë dhe disa të dyshuarve si shpërndarës droge, thyhet xhami i furgonit të ‘Shqiponjave’

Një automjet i ‘Shqiponjave’ është dëmtuar gjatë një operacioni për kapjen e shpërndarësve të drogës në Elbasan.

News 24 raporton se disa persona të dyshuar si shpërndarës droge nuk u bindën ndaj urdhërit të Policisë dhe është dashur forca për shoqërimin e tyre.

Gjatë këtyre kundërshtimeve është thyer dhe një nga xhamat e furgonave të ‘Shqiponjave’ teksa personat e dyshuar janë shoqëruar. Ngjarja ka ndodhur tek Ura e Zaranikës dhe gjithë përplasja ndodhi pasi të dyshuarit tentuan të largoheshin dhe jo t’i binden urdhërit të efektivëve të Shqiponjave për të ndaluar.

Swiss Digital Desktop Reklama

/BalkanWeb

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?