FOTO para Spitalit Infektiv, pacientët me COVID presin në ambulanca

Situata me pandeminë vijon të jetë shqetësuese. Fotot më poshtë, të realizuara nga agjencia LSA, tregojnë autoambulancat që presin me pacientë brenda para godinës së Spitalit Infekiv.

Për shkak se shtretërit në këtë spital janë të zënë, pacientët qëndrojnë në pritje duke marrë mjekimin shëndetësor në makinat e urgjencës.

Kryeministri thotë se situata është nën kontroll dhe ka shtretër të lirë, por në foto shihen të paktën 7 ambulanca me pacientë që presin radhën.

SHKARKO APP