FOTO/ Pas 22 vitesh Sali Berisha nuk është më në Kuvend

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe ish-lideri i kësaj force politike Sali Berisha kanë firmosur mbrëmjen e sotme dorëheqjen nga mandati i deputetit.

Ajo që bie në sy është fakti se vendimi për të djegur mandatet, përveç se është i pari i këtij lloji që politika shqiptare ndërmerr, por shënon dhe daljen nga Kuvendit të Berishës pas 22 vitesh jetë aktive parlamentare.

“Me vullnet të lirë deklaroj: Unë, Sali Berisha, deputet i Kuvendit të Shqipërisë, duke vlerësuar si të pamundur vijimin e punës në Kuvendin e Shqipërisë, në mbështetje të shkronjës ‘b’, pika 2, e nenit 71 të Kushtetutës, jap dorëheqjen e parevokueshme nga mandati si deputet në Kuvendin e Shqipërisë”, thuhet në deklaratën e firmosur nga Berisha.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

Kjo pasi nga viti 1992 deri në vitin 1997 zoti Berisha u votua nga Kuvendi në postin e Presidentit të Republikës, për t’u rikthyer më pas në Kuvend në postin e kryetarit të opozitës.

Partia Demokratike sot mori vendimin unanim në organin më të lartë drejtues, Këshillin Kombëtar, për djegien përfundimtare e mandateve të deputetit me qëllim krijimin e një qeverie tranzitore dhe hapjes rrugë të zgjedhjeve të parakohshme.

Teksa brenda selisë blu po diskutohej për këtë veprim, jashtë godinës ishin mbledhur një numër i madh simpatizantësh dhe mbështetësish të Partisë Demokratike.

Ndërkohë ajo që tërhoqi vëmendjen e medias ishte fakti i përshëndetjes së ish-liderit historik, Sali Berisha, kryetarit Basha dhe figurave të tjera me mbështetësit një ditë para protestës, e cila do të nisë nesër në orën 10:00 para selisë së Parlamentit.

Ndërsa kreu i PD, Lulzim Basha dokumentin e dorëheqjes nga mandati e ka publikuar vetë në Instagram, ku shkruan:

“Nuk ka kthim pas! Nesër së bashku si qytetarë të lirë para Parlamentit, ora 10:00.”

/H.M – Koha Jonë

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?