FOTO/ Pas punës 1 mujore, forcat Xheniere ndërtojnë urën në fshatin Togëz

Banorët e fshatit Togëz në Librazhd tashmë kanë mundësi të lëvizin më lehtësisht falë urës së re tip “bailey”. Pas punës 1-mujore, Forcat Xheniere të Komandës Mbështetëse përfunduan montimin e urës me gjatësi 75 metra dhe peshë mbajtjeje deri në 40 ton. Ndërtimi i disa urave të tjera është në planin e Ministrisë së Mbrojtjes, për t’i ardhur në ndihmë komunitetit, duke lehtësuar aksesin e banorëve të zonave rurale drejt qendrave të bashkive, por edhe me ndikim në zhvillimin e ekonomive rajonale.

SHKARKO APP