FOTO/ PD ul flamurin në gjysmë shtizë në nderim të Bashkim Finos

Partia Demokratike ka ulur flamurin në gjysmë shtizë pas ndarjes nga jeta të ish-kryeministrit, deputetit Bashkim Fino. Sot Lulzim Basha anuloi takimin elektoral që kishte në axhendë në Fier, qark ku kandidonte Fino për zgjedhjet e 25 prillit, ndërsa ishte në homazhe në Pallatin e Kongreseve.

Qeveria e shpalli ditën e sotme ditë zie kombëtare në nder të politikanit të njohur. Në gjysmë shtizë është ulur flamuri edhe në të gjitha institucionet shtetërore por edhe në selinë e PS. Në orën 16:00 të ditës së sotme Bashkim Fino u përcoll në banesën e fundit.

SHKARKO APP