Foto pikante nga seanca/ Lleshaj në vendin e ambasadorit, Majko i heshtur në podiumin ministerial dhe Gjuzi tepër i revoltuar
Ka nisur seanca e para plenare që pas shfaqjes së pandemisë së koronavirusit në vend, ndërsa në fjalën e tij hapëse, kryeparlamentari, Gramoz Ruçi ka ngushëlluar familjarët e viktimave të virusit si dhe ka uruar shërim të shpejtë për pacientët që po luftojnë ende mes tyre edhe deputetin Adriatik Alimadhin.
Shumica dërrmuese e ligjvënësve në Kuvend janë shfaqur në këtë seancë të parë që pas shfaqjes së pandemisë së koronavirusit në vend me maska mbrojtëse në fytyrë dhe doreza, ndërsa masa strikte janë marrë edhe për uljen e tyre dhe ruajtjen e distancës fizike.
Punimet janë hapur nga kryeparlamentari Ruçi i cili ka ngushëlluar familjarët e vitkimave të virusit si dhe ka uruar shërim të shpejtë për pacientët që po luftojnë ende mes tyre edhe deputetin Adriuatik Alimadhin.
Më pas fjalën e ka marrë deputeti Myslim Murrizi i cili ka folur për mënyrën se si po menaxhohet situata me pandeminë dhe kohën e shkurrtër që sipas tij i është dhënë opozitës për të shprehur qëndrimet e saj në këtë seancë.
Më poshtë janë foto nga seanca plenare ku ndër ta shihet ministri i Brendshëm në vendin e ambasadorëve, Kujtim Gjuzi që duket i revoltuar ende pa nisur diskutimet: