FOTO/ Policia dhunon të miturin në Tiranë, 16-vjeçari merret zvarrë dhe goditet me grushta nga 6 efektivë civilë
Një 16-vjeçar është dhunuar nga civilët në protestën e zhvilluar pasditën e djeshme nga qytetarët shqiptarë për vrasjen e Klodian Rashës, 25-vjeçarit që u qëllua me armë zjarri nga efektivi i Policisë së Shtetit.
I mituri është shprehur se është dhunuar nga 6 civilë në protestë, ndërsa është marrë zvarrë me forcë dhe goditur me grushta.
I riu përmes një mesazhi të dërguar në JOQ ai është shprehur se: “Jam 16 vjec dhe shikoni si më kanë bërë dje shqiponjat pa uniformë më kanë marrë zvarrë deri te furgoni shqiponjave duke më rrahur gjithë rrugës me grushta 6 veta gjithsej pa uniformë policie dhe nuk jam i vetmi i mitur që është dhunuar dje në protestë”.