FOTO/ Portugezi që vrau biznesmenin në Shëngjin, autori i apasionuar pas motorëve

Ruben Saraiva, autori portugez i vrasjes së biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin, del që është njohës i mirë i motorëve. Në fotot e shpërndara në rrjetet sociale sipas disa mediave pasi ende Policia nuk ka publikuar foto të tij, ai ka treguar pasionin për motorët.

Më 19 prill, portugezi nuk doli shëtitje me motor, por u nis me mision drejt lokalit të Nikulajt, ku ekzekutoi shenjestrën dhe u largua sërish me motor. Mjeti, i cili duket qartë nga kamerat e sigurisë në zonë, nuk është gjetur ende nga policia. Vrasjen ai e kreu në bashkëpunim me të dyshuarit Edmond Haxhia Done, shtetas shqiptaro-britanik; Harry Simson, shtetas britanik, Harriet Bridgeman, shtetase britanike; Thomas Mithan, shtetas britanik dhe Steven Hunt shtetas britanik.

Elton dhe Klodian Lestakaj, të cilët jetojnë në Angli, ishin në gjak me Nikulajn. Edmond Haxhia është djali i dajës së tyre dhe dyshohet se ishte ai që porositi vrasësit. Adrian Nikulaj, biznesmen në Lezhë, ish-kandidat për deputet në zgjedhjet e 2021-shit dhe kandidat për Këshill Bashkiak në zgjedhjet e 14 Majit.

SHKARKO APP