FOTO/ Presidenti Begaj bashkon opozitën në pritjen e trupit diplomatik

Presidenti Bajram Begaj zhvilloi këtë mbrëmje një pritje të trupit diplomatik të akredituar në vendin tonë. Të ftuar kanë qenë ambasadorët e vendeve të huaja, por edhe politikanë, ministria dhe deputetë të dyja krahëve, të majtë dhe të djathtë, të cilët kanë trokitur gotat, por edhe kanë shtrënguar duart.

Në fotot e publikuara nga LSA shihen që të gjithë politikanët e ftuar kanë shkëmbyer një bisedë të shkurtër me Presidentin Begaj, i cili ishte edhe organizatori i kësaj pritje në Pallatin e Brigadave.

Në këtë takim shihet se krahas anëtarëve të kabinetit qeveritar kanë qenë edhe kreu i PD, Lulzim Basha, deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi apo deputetët demokratë, Jorida Tabaku, Tritan Shehu dhe Ervin Salianji. Pra sot presidenti bashkoi opozitën.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?