Sondazhi i Euronews albania: Presidenti Bajram Begaj më i pëlqyeri nga publiku

Presidenti Bajram Begaj është lideri më i pëlqyer për shqiptarët. Këto janë gjetjet e fundit të Barometrit për pëlqyeshmërinë e liderëve.

Fakti që Presidenti Begaj është më i votuari tregon korrektësinë e tij në detyrë dhe që manifeston qetësi dhe kulturë.

Në këtë renditje kryeministri vjen pas Presidentit me 47,8% të pëlqyeshmërisë. Më pas renditet Sali Berisha me 10 pikë diferencë. Edhe më poshtë renditet Lulëzim Basha me 21,9%, ndërsa kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta, e pëlqejnë vetëm 10% e të pyeturve.

Edhe për mendimin negativ konfirmohet e njëjta qasje për liderët e politikës. Në krye qëndron Ilir Meta me 85,2% dhe më pas në renditje është Lulzim Basha me 73%, më tej Sali Berisha me 65,7%, Edi Rama me 49,4% dhe Presidenti me 27,2%.

SHKARKO APP