FOTO/ Presidenti italian Sergio Mattarella mbërrin në Tiranë, ministrja Kushi e pret në Rinas: Jam e nderuar
Presidenti italian, Sergio Mattarella, ka mbërritur në Tiranë. Ai është pritur në aeroportin ndërkombëtar të Rinasit nga ministrja e Arsimit, Evis Kushi dhe ambasadori italian në Shqipëri Fabrizio Bucci.
Mattarella do të zhvillojë një vizitë zyrtare në vendin tonë, ndërsa është i shoqëruar nga Ministrja e Universitetit dhe Kërkimit Shkencor Maria Cristina Messa.
“E nderuar që së bashku me Ambasadorin z. Fabrizio Bucci mirëpritëm në Aeroportin “Nënë Tereza” Presidentin e Republikës së Italisë z. Sergio Mattarella dhe Ministren e Universitetit dhe Kërkimit Shkencor znj. Maria Cristina Messa, të cilët do të zhvillojnë vizitën e parë zyrtare në Shqipëri”, shkruan Kushi.