Foto/ Protesta në Tiranë, kundër “Minishengenit ballkanik”, Kalaja: Jo një Jugosllavie të re

Edhe dita e dytë e Samitit të liderve të Ballkanit për “Minishengenin Ballkanik” është shoqëruar me protesta, ku aktivistë të “Për shqiptarët dielli lind në perëndim” kundërshtuan nismën, pasi e konsiderojnë si lindjen e ish-Jugosllavisë.

Fillimisht me thirrjet: “Turp turp”, është pritur eskorta e kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe pas saj ajo e presidentit serb Aleksandwr Vuçiç, e kryeministrit Zoran Zaev dhe e presidentit të Malit të Zi Milo Djukanoviç, kur po i afroheshin hotelit në Tiranë ku dhe ishte planifikuar të mbahej sesioni i liderëve.

Aktivistë të nismës “Për shqiptarët dielli lind në perëndim”, u grumbulluan në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, para hotelit ku do të mbahej takimi, që në orët e para të mëngjesit, ku nuk munguan dhe përplasjet me policinë. Me nisjen e protestës, aktivistët u shprehën se në thelb kundërshtojnë nismën, pasi e konsiderojnë si rilindje të ish Jugosllavisë.

Ata theksojnë se kryeministri nuk është konsultuar me askënd për këtë nismë, teksa e cilësojnë si tradhëti ndaj Kosovës.

Aktivisti Aulon Kalaja jep dhe arsyet se pse ata protestuan sot:

“Sot, me 21 dhjetor, protestuam perballe “Hotel Rogner, aty ku u zhvillua takimi i trete per “Mini-Shengenin Ballkanik”, midis Rama-Vucic-Zaev, e qe per ne, nuk eshte gje tjeter vecse nje “Jugosllavi e Re”. Qe ne krye te heres e kemi kundershtuar kete projket qe e orineton atdheun tone nga lindja dhe jo nga perendimi, sic eshte endra e kaheshme e shqiptareve. Ne kushtet kur Kosova nuk eshte pjese e ketij takimi, Rama do te duhej te terhiqej nga kjo aventure. Ai nuk eshte konsultuar me askend dhe i paautorizuar nga askush. Po ndjek nje axhende personale per kredo politike. Ne vend qe te merej me familjet qe po jetojne ne cader nga demet e termetit katastrofik te 26 nentorit, vazhdon me “show”, i tepert ne kete situate kritike qe po kalon Shqiperia.
Protesta jone, erdhi pas tryezave te diskutimit qe me heret kish organizuar me intelektuale dhe patriote shqiptare, qe nga date 19 tetor ne Tirane, e me pas ne Shkoder, Elbasan, Gjakove, Fier, Pogradec, Kukes, Berat, nderkohe qe benim tryezen e Vlores, ra termeti me 26 nentor dhe ne nderpreme rrjedhen normale te tryezave dhe dolem ne terren per te ndihmuar familjet shqiptare te prekura nga terneti. Kete pune po bejme prej 25 ditesh.
Zoti Rama! Si ka mundesi qe prej 7 vitesh qe ti drejton Shqiperine, njohjet e Kosoves kane rene nen 0?! Cili eshte mendimi i ShBA dhe BE ne lidhje me kete levizje tenden per “Mini Shengenin Ballkanik”?! Aleatet startegjik te shqiptareve nuk mund t’i vendose ne koken e vet nje politikan i perkohshem. Ato i ka vendosur me kohe populli shqiptar, qe jane Uashingtoni dhe Brukseli dhe jo Moska e Beogradi.
Protesta jone paqesore dhe patriotike qytetare kishte si synim, kundershtimin e shitjes se Kosoves ne tavoline dhe interesave te kombit shqiptar.
Duhet theksuar se protesta nisi me perplasje qe u provokuan nga policia, duke na dhunuar, teksa grupi organizator i protestes vendoste flamujt kombetar tek shtatorja e Ismail Qemalit. U kercenuam me shoqerim ne komisariat, megjithese policia kishte mare njoftim dhe kish mare angazhim per mbarevajtjen e protestes, por me urdher te Rames, gjerat ndryshuan. Nje aktiviste e jona u dhunua dhe rrezuan ne toke, ndersa aktiviste te tjere duruan dhe lojen me dore te kalecave te Rames.
Ne nuk harrojme. Ne jemi ne kembe per te cuar ne vend amanetin e te pareve, se Kosova eshte gjaku yne i shtrenjte qe nuk falet. Do na kesh perballe per te te kujtuar shprehjen epokale:
“Per shqiptaret dielli lind ne perendim””, shprehet aktivisti Aulon Kalaja.

SHKARKO APP