FOTO/ Protesta te Kryeministria, por policia blindon Kuvendin

Opozita e bashkuar pritet të zhvillojë sot protestën e 8-të kombëtare në Bulevardi ‘Dëshmorët e Kombit’, me të njëjtën kërkesë, largimin e kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e një qeverie tranzitore që do të cojë vendin në zgjedhje të lira.

Policia e Shtetit por edhe Garda, ashtu si edhe në rastet e tjera kanë marrë masa për mbarëvajtjen e protestës së sotme të opozitës në orën 19:00.

Godina e parlamentit është rrethuar me gardh prej hekuri dhe tela me gjemba. Në orën 19:00 pritet të nisë protesta e opozitës dhe në protestën e javës së kaluar situata u tensionua pikërisht para parlamentit. Protestuesit hodhën mjete piroteknike drejt policisë e cila ishte e vendosur në oborrin e Kuvendit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Policia e shtetit paralajmëroi se ka informacione shqetësuese dhe u bën thirrje të gjithë pjesëmarrësve të mos tejkalojnë kufijtë e ligjit. Jo vetëm kaq u bën thirrje dhe organizatorëve të largojnë nga turma njerëz me maska apo me mjete të forta në duar. Policia deklaroi se do të kundërveprojë kundrejt çdo akti dhune.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në terren do të jenë të angazhuar 1700 forca policie, të cilat do t’i kushtojnë rëndësi ruajtjes së institucioneve.

Po ashtu, mësohet se para Ministrisë së Brendshme, por edhe Parlamentit do të vendosen gardhe metalike si edhe kamera me rezolucion të lartë, për fiksimin e atyre që kryejnë akte dhune.

Në gatishmëri janë edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë si dhe autobotet me ujë.

Nga ana tjetër mësohet se Partia Demokratike ka kërkuar leje për protestë marshim tek Kryeministria dhe Parlamenti nga ora 19.00 deri në mesnatë, ndërsa policia e ka lejuar të protestojë vetëm para Kryeministrisë deri në orën 21:00.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?