FOTO/ Pse ka frikë? Rama vishet me antiplumb në Fier

Prej tre ditësh kryeministri Edi Rama ka nisur një tur takimesh në Fier dhe Roskovec, në kuadër të turit “Bashkia që Duam”.

Kryeministri është pritur me protesta, të cilat kanë shkruar deri në konfrontime me policinë, nga ku kanë mbetur të lënduar disa qytetarë, por edhe policë.

Në fakt Rama i ka quajtur protestuesit “100 Petritat e Saliut”, për t’i ironizuar, madje ka theksuar se ata “në kthesë janë, në kthesë do mbeten dhe nuk do marrin kurrë kthesë”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në pamje të parë Rama ka shfaqur indiferentizëm, por pikërisht nga ata qytetarë Rama ka aq frikë, sa dyshimet janë se ka shkruar me jelek antiplumb në Fier.

Swiss Digital Mobile Reklama

Dikur, kur ishte në opozitë, Rama akuzonte paraardhësin e tij, Sali Berisha, se lëvizte me antiplumb nëpër Shqipëri, por mesa duket sot e bën edhe vetë. /syri.net

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?