FOTO/ Rama flet për frikën nga ekstremizmi: Thesari që duhet ta mbrojmë
Kryeministri Edi Rama deklaroi se toleranca fetare në Shqipëri është një thesar që duhet të mbarojmë.
Gjatë fjalës së tij në konferencën kundër ekstremizmit të dhunshëm, kreu i qeverisë foli për përpjekjet e vendit tonë për të përballuar me këto sfida.
“Ekstremizmi i dhunshëm është çështje e ndjeshme për t’u diskutuar. Në Shqipëri toleranca fetare është një thesar që duhet ta mbrojmë. Unë besoj se kemi një përpjekje të përbashkët, pavarësisht sfidës për ekstremizmin e dhunshme. Mënyra se si ka dalë dhe se si përballemi me këtë sfidë, duhet të përballemi me nevojën për të mbrojtur parimet. Nuk do doja të merrja më shumë kohë, pasi ka gjëra shumë më interesante për të thënë. Ju falënderoj për praninë tuaj dhe ju garantoj për vullnetin tonë për të punuar krah për krah. Me shumë dashamirësi do t’ja lë fjalën madhërisë së tij, princi i Jordanisë”, tha Rama.

KOHA JONË SONDAZH

