FOTO/ Së shpejti dy sheshe të reja rekreative në Tiranë

Vijon puna intensive për dy sheshet më të reja rekreative pranë rrugës “Frosina Plaku” në kryeqytet!

Ekipet e terrenit janë aktualisht në fazën e gërmimeve, konturimeve, riparimeve ndërtimore dhe mbushjeve e nivelimeve të shtresave ekzistuese, ndërsa do të vijojnë më tej me procese të tjera, derisa këndet që do të mbushen me lodra, të jenë gati për fëmijët e lagjes.

Hapësirat e reja rekreative do të plotësojnë nevojat e të gjithë grupmoshave të komunitetit në këto zona me module e lodra për fëmijë e hapësira çlodhëse për të rritur, si stola, hije e sheshe.

Swiss Digital Desktop Reklama

Bashkia e Tiranës i kushton një vëmendje të veçantë fëmijëve të kryeqytetit, por edhe prindërve e gjyshërve të tyre, duke u krijuar hapësira ku mund të kalojnë disa orë argëtimi dhe qetësie pranë shtëpive të tyre.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?