FOTO/ Sezoni veror me rrugë të reja, asfaltohet edhe aksi rrugor Palasë-Dhërmi

Autoriteti Rrugor Shqiptar bën të ditur se ka përfunduar asfaltimi i rrugës Palasë-Dhërmi, ndërsa janë drejt përfundimit punimet e sinjalistikës dhe sigurisë.

Rruga Palasë-Dhërmi me gjatësi 4.5 km, pjesë e aksit Orikum-Himarë, një vepër me rëndësi strategjike për turizmin në rivierën e Jonit është drejt përfundimit.

“Vijon puna pa ndërprerje në aksin Palasë-Dhërmi, ku punimet janë drejtë përfundimit. Kanë përfunduar punimet e shtresave asfaltike të aksit kryesor Palasë-Dhërmi me gjatësi 4.5 km. Janë drejtë përfundimit punimet e sinjalistikës vertikale, horizontale si dhe të sigurisë rrugore”, bën të ditur ARRSH.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?